A do të kandidojë Kryemadhi? Meta: Jemi të hapur për garë në të gjitha nivelet

Këtë të enjte, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, doli në një konferencë për mediat, ndërsa kujtoi konventën e 27 prillit.

Ai u bëri thirrje të gjithë të interesuarve që të marrin pjesë në garë për kandidaturat, për pozicione në PL, teksa u pyet nëse do të kandidonte Kryemadhi apo jo. Meta tha se ishte pro fraksionit.

“Ne jemi të hapur për garë në të gjitha nivelet. Dera është e hapur për presidentin, në konventën e 27 prillit. Gara është e hapur për zv/presidentin apo zv/presidenten. Këto janë dy figura kryesore që zgjedh konventa. Kushdo është i ftuar që të marrë pjesë”, tha ai.


Shtuar 25.04.2024 13:10