Këtë të mërkurë, një tërmet me magnitudë 5.0, ka goditur prefekturën japoneze të Ibaraki, në ishullin Honsho, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Tërmeti ndodhi në orën 20:40 me orën lokale, në një thellësi prej 60 kilometrash, tha Agjencia.
Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme, apo dëme materiale dhe nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.