Kryebashkiaku Erion Veliaj zyrtarizohet si “Qytetar Nderi” nga Komuna e Bujanocit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është zyrtarizuar si “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal i Bujanocit.

Me 24 vota pro, këshilltarët kanë dhënë pëlqimin për nderimin e kryebashkiakut Veliaj në shenjë falënderimi për mbështetjen në përmirësimin e kushteve infrastrukturore të shqiptarëve në këtë zonë.

Më herët, kryebashkiaku Veliaj është shpallur “Qytetar Nderi” edhe nga Kuvendi Komunal i Preshevës. Krahas shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc, Bashkia e Tiranës ka kontribuar edhe për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën “Dituria” në Komunën e Preshevës.

Në vitin 2021, Këshilli Bashkiak i Tiranës ofroi ndihmë financiare për Komunën e Preshevës me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive.


Shtuar 23.04.2024 18:52