Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lukovë të Himarës, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja gjermane E. H., 60-vjeçe, dyshohet se vuan nga shëndeti mendor, ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54-vjeçe.
Këto dy shtetase, banonin në dy apartamente pushimi me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti.
Shtetasja T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja E. H. është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse.