Një tjetër pandemi po vjen pas “COVID-19”? OBSH ngre alarmin për H5N1

Pas gjithë ndryshimeve klimatike, zjarreve, tërmeteve apo përmbytjeve, OBSH-ja ka ngritur alarmin për patogjenin e gripit H5N1, i cili mund të shkaktojë një pandemi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ngriti shqetësimin për llojin “H5N1” të gripit, i cili po shkakton miliona raste të gripit të shpendëve në mbarë botën.

Një epidemi kjo e nisur që në vitin 2020, ka çuar në ngordhjen ose vrasjen e dhjetëra milionë shpendëve.

Gripi H5N1 së fundmi është shfaqur dhe tek gjitarët dhe mund të shkaktojë rrezik dhe për jetën e njerëzve.


Shtuar 22.04.2024 13:53