Mjegulla “pushton” Krujën dhe Kurbinin, vështirësohet lëvizja e automjeteve

Mëngjesin e sotëm, i gjithë rrethi i Krujës nga Thumana deri në Vorë, është mbuluar me një mjegull të fortë.

Dendësia e mjegullës është mjaft e madhe dhe shikueshmëria nuk është me shumë se pak metra.

Të gjithë njerëzit që udhëtojnë nga Veriu për në Rinas, duhet të tregojnë shumë kujdes.

Probleme janë shfaqur edhe në aeroportin e Rinasit, ku disa avionë kanë hasur vështirësi për t;u ulur.


Shtuar 22.04.2024 08:51