Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurisë, ambasadorja e SHBA: Historia u shkrua, urime!

Reagime të shumta nga zyrtarë të lartë dhe politikanë kanë ardhur pas zgjedhjes së Shqipërisë anëtare të Këshillit të Sigurisë së OKB-së.

Së fundimi, përmes një postimi në Twitter ka reaguar dhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, e cila thotë se Shqipëria ka shkruar histori dhe shprehet se, SHBA do të punojë edhe më ngushtë me vendin tonë

“Historia u shkrua: Urime për Shqipërinë që u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB. SHBA pret të punojë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon dhe në botë. Urime!”, shkruan Kim./albeu.com

 


Shtuar 11.06.2021 19:24