Të gjithë fituesit e Kampionateve Evropiane që kur nisi ky kompeticioni

Duke filluar nga dita e premte, 11 qershor e deri më 11 korrik, do të zhvillohet Kampionati Evropian Euro 2020.

Ky i këtij viti është kampioni i 16-të me radhë që zhvillohet në kontinentin e vjetër dhe në disa raste ka pasur befasi sa i përket kombëtares fituese.

Kampionati i parë u zhvillua në vitin 1960 dhe në atë kohë fitues doli Unioni Sovjetik.

Më poshtë rendisim të gjithë fituesit e Kampionateve Evropiane që nga viti 1960 deri në vitin 2016.

1960 – Unioni Sovjetik

1964 – Spanja

1968 – Italia

1972 – Gjermania

1976 – Çekosllovakia

1980 – Gjermania

1984 – Franca

1988 – Holanda

1992 – Danimarka

1996 – Gjermania

2000- Franca

2004 – Greqia

2008 – Spanja

2012 – Spanja

2016 – Portugalia

Shtuar 11.06.2021 07:06