“Vendi ynë do ta përmbushë detyrën” Meta përshëndet zgjedhjen e Shqipërisë anëtare të Këshillit të Sigurisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëdetur zgjedhjen e Shqipërisë anëtare të Këshilit të Sigurimit të OKB.

Meta shkruan se sfidat do të jenë të jashtëzakonshme, por gjithashtu shpreh bindjen se vendi ynë do ta përmbushë detyrën dhe misionin

“Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global.

Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme”, shprehet Meta./albeu.com

Shtuar 11.06.2021 07:06