“Iliri nuk është çështje fiqiri”, deputetja Açka reagon pas sulmeve të Metës ndaj Dumanit: Lajthitje politike

Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar pas daljeve të fundit të kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili ka sulmuar hapur SPAK dhe kreun e këtij institucioni, Altin Dumani.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ajo shprehet se “vetëm në çmendinën tonë mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikës fyen rëndë publikisht Kryetarin e SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë”.

Reagimi i plotë:

Sepse Iliri nuk ēshtë çështje fiqiri

Vetëm në çmendinën tonē mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikês fyen rëndë publikisht Kryetarin é SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë.

Në një vend normal sot njëri prej tyre duhej të reagonte. Ose njëri të jepte dorëheqjen, ose tjetri të paditej në gjykatë.

Dikush tha sot me shpoti në Parlament se “Iliri nuk është mirë nga fiqiri”, kështu që i falet. Por, në këtë rast Iliri nuk është çështje fiqiri, por lajthitje politike harakiri.

Liria e fjalës ka kufi lirinë morale të fjalës.

Të shohësh shtetarët e tu që kanë pasur – dhe kanë – të gjitha privilegjet e mundshme me kushtetutë e pa kushtetutë, në këtë katandi, është keqardhje shumë e madhe.

Dhe pyesni akoma pse ikin shqiptarët!?

/albeu.com


Shtuar 18.04.2024 16:47