Deputeti demokrat Saimir Korreshi, deklaratës së zv.kryeparlamentares Ermonela Felaj, e cila tha se deputetët e opozitës kanë folur në Kuvend më shumë se mazhoranca, i është përgjigjur me ironi.
Korreshi iu drejtua Felajt, duke i thënë se mazhoranca po vjedh gjithë buxhetin e s’po i thonë gjë, ndërsa opozita e cila flet e denoncon kritikohet për të folurit në Kuvend.
“Dhe njëherë meqë na kushtuar shumë rëndësi për fjalën. Ju po vidhni gjithë buxhetin e shtetit e s’po u themi gjë në të na thoni për fjalën. Në fjala na ka ngelur. Na i lini të vjedhim çik nga fjala”, tha Korreshi.