“Të papranueshme”, BE reagon pas sulmeve të Metës ndaj Dumanit

Pas sulmeve të ish-Presidentit Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, ka reaguar edhe Zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri. Ku është shprehur se i dënon ashpër këto sulme, duke i cilësuar ato të papranueshme dhe sulm ndaj drëjtësisë.

Në reagim theksohet se BE qendron pranë pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK. Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruhen në reagimin e BE.


Shtuar 17.04.2024 16:17

Tags: ,