Gjendet brenda një makine të djegur trupi i gjymtuar i një 19-vjeçareje, i riu i sharroi këmbët dhe më pas e dogji

Një takim i parë që supozohej të ishte romantik, ka rezultuar fundi tragjik për një 19-vjeçare.

Sipas CNN, Sade Robinson kishte lënë takim me një djalë që e kishte njohur rishtas, në një restorant në SHBA. Ndërsa u kishte treguar miqve të saj që mezi priste ta takonte 33-vjeçarin që kishte njohur, prej 2 prillit ajo nuk kishte pasur më kontakt me askënd nga familjarët dhe miqtë.

Të lidhura

None found

Pas kërkimeve të policisë, është zbuluar dhe ngjarja tronditëse, ku në një zonë është gjetur makina e saj e djegur, e brenda në të, pjesë të trupit të të resë.

E sikur të mos mjaftonte me kaq, ekspertët janë përballur me pamje horror, kur pranë makinës, kanë gjetur këmbën e saj të sharruar.

Për këtë krim është arrestuar 33-vjeçari, si i dyshuar kryesor, por vetë ai thotë se është i pafajshëm.

Ngjarja ka shkaktuar shumë reagime në Wisconsin, ndërsa policia po heton edhe për raste të tjera të vajzave që janë zhdukur.


Shtuar 14.04.2024 23:06