Qendra Loch Ness ka kërkuar nga agjencia hapësinore e NASA-s të jap ekspertizën e saj në një gjueti të re për një krijesë legjendare.
Vitin e kaluar, një nga kërkimet më të mëdha në Loch Ness të maleve skoceze përfundoi me zhurma të forta nënujore dhe disa pamje të çuditshme të një krijese.
Të lidhura
None found
Bëhet e ditur se kërkimi i radhës do të realizohet në 90 vjetorin e ekspeditës së Edward Mountain, nga 30 maji deri më 2 qershor.
Që nga ajo ekspeditë e vitit 1934, vendi ka regjistruar mbi 1,156 pamje të përbindëshave në atë liqen, shkruan skynews.
“Ne shpresojmë që gjuetarët e mbarë botës të na ndihmojnë të arrijmë të komunikojmë me NASA-n”, tha Aime Todd nga Loch Ness.
“Ne shpresojmë të arrijmë te ata përmes rrjeteve sociale. Ne thjesht duam udhëzimet e ekspertëve të NASA-s për të ndihmuar në kërkimin tonë të vazhdueshëm dhe shpresojmë që agjencia të ketë një teknologji të avancuar për skanimin e liqenit”, shtoi Todd.
Bëhet e ditur se vullnetarët gjatë kërkimit të ardhshëm duhet të kenë kujdes në regjistrimin e gjetjeve dhe analizimin e tyre. Ata që nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë kërkimin personalisht mund të kyçen përmes kamerave të drejtpërdrejta në faqen Visit Iverness Loch Ness.
Gjuetarët e ardhshëm mund të dalin në kërkim edhe me varkë, duke përdorur një hidrofon 18 metra të gjatë për të dëgjuar tingujt misterioz që jehojnë nga thellësitë e liqenit.
“Vitin e kaluar ne tërhoqëm vëmendjen e botës me një nga kërkimet më të mëdha ndonjëherë, me pjesëmarrës që na u bashkuan nga Amerika, Kanada, Franca, Italia dhe Japonia. Me zhurmat e pashpjegueshme, këtë vit ne kemi vendosur të zbulojmë më shumë rreth përbindëshit të pakapshëm të Loch Ness”, tha menaxheri i përgjithshëm, Paul Nixon.
Ndryshe, Loch Ness jo vetëm që është liqeni më i njohur i vendit, por edhe liqeni i dytë më i thellë i Skocisë me rreth 227 metra thellësi.
Në lidhje me përbindëshin legjendar pritet të zhvillohet edhe një shfaqje Loch Ness: They created a monster, dhe një dokumentar i cili shfaq gjuetinë e përbindëshave.
