Një vendgrumbullim plehrash ka marrë flakë mesditën e sotme në lagjen “ Manekaj” në Patos duke mbuluar gjithë zonën me një mjegull tymi.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve.
Si pasojë e zjarrit, re të dendura tymi kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë.
Duket se plehrat po kthehen në një minë me sahat për të gjitha bashkitë e qarkut edhe pse inceneratorët i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë miliona euro./albeu.com