Lumbardhi dhe Kaderi shfaqen gjatë stërvitjeve të Mallorcas dhe Vedat Muriqit

Çifti Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj prej disa ditësh ndodhen në Spanjë.

Përveç kohës së mirë që po kalojnë së bashku, ata janë përfshirë edhe në disa aktivitete.

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 2 ditën e sotme (e enjte) kanë qenë prezent gjatë stërvitjeve të Mallorcas dhe Vedat Muriqit.

View this post on Instagram

A post shared by Kicaj kader (@kaderkicaj_)

Ata me gjasë do të ndjekin nga afër të shtunën ndeshjen e Mallorcas me Real Madridin, një shpërblim që u fitua në BBVK nga Salihu.

Lumbardhi ndërkaq u shpall edhe fitues i edicionit të dytë të këtij reality shou.

Ai u njoh me bukuroshen nga Prizreni në po këtë format, ku edhe nisi romanca e tyre e dashurisë.

Lumbardhi kujtojmë që ka fituar plot 144 mijë euro nga Big Brother.

 


Shtuar 11.04.2024 13:52