Jurgen Kaçani feston sot ditëlindjen, urimi i Mariolës: Edhe 100 vëlla

Këngëtari i njohur i muzikës popullore të jugut, Jurgen Kaçani, feston sot ditëlindjen.

Sigurisht urimi i parë për Jurgenin ka ardhur nga motra e tij Mariola Kaçani, e cila ka uruar vëllanë e saj përmes një postimi në Instagram.

Jurgen Kaçani baba i një vajze, është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.

Këngët e tij, më së shumti në bashkëpunim me motrën, Mariola Kaçani janë pjesë e dasmave shqiptare.

Projekti i fundit muzikor i Jurgenit është kënga “Vashëzo” një këngë në bashkëpunim me motrën e tij Mariola Kaçani.


Shtuar 10.04.2024 14:17