Politikanët e vendit kanë uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.
Kreu i qeverisë, Edi Rama shkruan: “GËZUAR FITËR BAJRAMIN”.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shkruan se diversiteti i besimeve dhe patriotizmi i komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për Shqipërinë.
Nikolla: Pas një muaji sakrificash, solidariteti, vetëreflektimi e gëzimesh, besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit. Bajrami i Madh, si një festival humanizmi, na rikujton se sa pasuri e pamasë është dhimbsuria e Zotit, liria e besimit, dashuria për familjen e për njerëzit, shërbimi për të dobtit.
Diversiteti i besimeve dhe patriotizmi i komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për Shqipërinë. Gëzuar Fiter Bajramin, vëllezër myslimanë!
Sali Berisha: Gëzuar Fitër Bajramin. Të dashur miq, besimtarëve muslimanë dhe veçanërisht atyre që agjeruan, ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin. Zoti Mëshirëplotë ua pranoftë sakrificat dhe lutjet, sjelltë në familjet tuaja paqe, begati, si dhe për vatrën tonë të përbashkët, Shqipërinë, lehtësim të vështirësive, prosperitet e dinjitet.
View this post on Instagram