“E kam gjith shtetin mik”, përgjimet mes Haxhiut dhe Bilbilit: Asaj plakës ia q* motrën, do t’ia djeg familjen

SPAK ka dhënë ditën e djeshme pretencën për Laert Haxhiun të akuzuar për masakrën e Lushnjes, duke kërkuar burg përjetë për të. Objektivi në këtë masakër ishte Xhulio Shkurti, nip i Aldo Bares, kundërshtar i Haxhiut.

Ndërkohë në dosjen e plotë të SPAK të siguruar nga TCH, evidentohen dhe bisedat mes Laert Haxhiut dhe Orgest Bilbilit, i dënuar përjetë po për të njëjtën ngjarje, teksa flisnin lidhur me vrasjen e Gerti Lala me pseudonimin ‘’Iriqi’’, pjesëtar i organizatës kriminale të drejtuar nga Aldo Bare.

Pjesë nga pretenca e SPAK:

Nga hetimet dhe shqyrtimi gjyqësor rezultoi e provuar se masakra e datës 11.10.2017 ka patur objektiv të vrasjes shtetasin Xhulio Shkurti.

Vrasja e mbetur në tentativë ndaj shtetasit Xhulio Shkurti, konkludohet se është kryer për hakmarrje referuar historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert  Haxhiut.

Kjo hakmarrje e ka zanafillën herët, pasi banda e Aldo Bares (Alfred Shkurtit) i ka djegur shtëpinë xhaxhait të të pandehurit Laert Haxhiut, shtetasit Shkëlqim Haxhiu, fakt që evidentohet qartë nga vendimi gjyqësor i formës së prerë nr. 61 datë 26.12.2017 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Në vijim në janar të vitit 2005, është vrarë djali i xhaxhait të Laert Haxhiu, shtetasi Klodjan Haxhiu. Pavarësisht faktit se kjo çështje është pezulluar për moszbulim autori, xhaxhai i  Laertit shtetasi Shkëlqim Haxhiu ka akuzuar për këtë rast bandën e Aldo Bares.

‘’…Gjithashtu është pyetur si deklarues babai i viktimës Shkëlqim Haxhiu, i cili deklaron se ka patur konflikt pronësie me të ashtuquajturin grupi kriminal i Alfred Shkurtit si dhe në vitin 1998 grupi kriminal i ka djegur edhe shtëpinë. Ai deklaron se para disa ditësh atë e ka kërcënuar shtetasi Ilir Sterku për një pronë e cila është ish hotele Myzeqeja. Gjithashtu Shkëlqim Haxhiu deklaron se vrasjen  e djalit të tij e ka bërë grupi kriminal i Alfred Shkurtit. Po Ashtu dëshmitari Haxhi Qamili në seancë gjyqësore dëshmoi se nipi i tij është vrarë  nga banda e Aldo Bares.”

Kjo hakmarrje ka filluar të faktohet në vitin 2010.

I pandehuri Laert Haxhia ka qënë i akuzuar së bashku me të pandehurin Orgest Bilbili, për ngjarjen e datës 08.07.2010  ku në lagjen ‘’Libohova’’ Lushnjë është vrarë me armë zjarri shtetasi Gerti Lala me pseudonimin ‘’Iriqi’’ si pjesëtar i organizatës kriminale të drejtuar nga Aldo Bare.

Për këtë ngjarje shtetasit Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili janë arrestuar si të dyshuar dhe më pas akuzuar dhe dërguar për gjykim, pasi gjatë hetimeve janë njohur nga nëna e viktimës, por më pas janë liruar pasi janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shkak të ndryshimit të thënieve gjatë gjykimit të nënës së viktimës.

Nga aktet e marra nga ky procedim, rezulton se janë kryer përgjime telefonike dhe ambientale midis të pandehurve Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili.

Nga këto përgjime dy të pandehurit flasin rreth ngjarjes në të cilën janë shoqëruar, shprehin siguri se do të dalin shumë shpejt, se me të dalë do ta marrin hak ndaj “plakës” (nëna e viktimës që ka njohur të pandehurin Orgest Bilbili i cili ka thirrur ‘’Laert shpejt dorezat’’), se  u nevojiten lekë për të dalë etj. Më konkretisht;

Laerti: …. Ta nxjerri  kështu ai ta hapi çantën ja ku i ke se thonë kështu këta ou se lek duan p…. e motrës  për lekë e bëjnë këta….Di shtyp kokën unë atyre kur të dal do t’ja q… motrën….ore që do të dal do dal unë s’të mban njeri brenda kur s’ke bërë gjë është muhabet kunji të na i ngecin ne……….I thashë atij shefit  të rendit ti sa merr ne muaj i thashë që i çon në shtëpi, unë i prish në ditë, tall k… ai më tha mu që je në bashkëpunim me tjetrin,

Orgesti: E ç’na bënë ne këta p… e motrës- të q…plakën

Laerti: Çe vret mendjen shumë ti na këtu u k…. e ke seriozisht ti,

Orgesti: Për plakën po e vras mendjen……unë s’kam asnjë provë asnjë gjë, kot me hamendje të plakës, ku më njohe ti ku më pe ti. Më tha bluzja e kuqe, tha ai e ku e pe ti ca pantallona kisha vesh, se di, po ça dini ju, ku e pe ti ca pantallona kisha veshur. Opo për të folur ja q….motrën unë po ishalla s’ja marrin për bazë plakës.

Laerti: …Në bashkëpunim e po do ta thoshte ajo ishte filani e kupton …do ta thoshte emrin tim…… na akuzojnë padrejtësisht kanë qenë dëshmitarë këta, kanë qënë ata, u çova në këmbë unë do të q,…..motrën ty i thashë asaj unë do të bjerë radha dhe ty i thashë

Orgesti: Ça thu……….

Orgesti: Më akuzonin mu për vrasje dhe nuk je ti, qysh

Laerti: …. ja shikoje…un ja q..motrën , e djeg komplet atë……

Orgesti: Po kur, apo na kanë në përgjim

Laerti: E të kisha bërë ou direkt brenda……..unë ja q… motrën atij sa të dal një çik .Unë e kam gjithë shtetin mik s’me rr… për këta të Lushnjës, këta janë kokmorr bëhen garipa nga Tirana ta marr unë avokatin, qysh e mban ti tjetrin pa asnjë lloj prove, plaka s’rri gojë mbyllur, qysh më akuzoke ti unë do t’ja q….motrën ti them nëse dal që këtu do ti djeg si familje si më akuzon plaka e tij …ai ma ka vra dhe mu çunin e xhajës pse se kapën këta.

Orgesti: ….. kur të dalim nga burgu dalim të keq fare ne….. do tu dali mendja kur të dalim nga burgu….