Diplomati i Maqedonisë së Veriut i dëbuar nga Federata Ruse është shqiptar

Përgjigjen Federata Ruse për veprimtari jo korrekte diplomatike në Maqedoninë e Veriut e mori nga kryediplomati shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Përkatësia etnike e shefit të diplomacisë, Bujar Osmanit shihet qartë se ka shtuar inatin, për faktin se sot janë hakmarrë me dëbim të diplomatit nga Maqedonia e Veriut i cili poashtu është shqiptar. “Më vjen keq për vendimin e MPJ-së Ruse, është vetëm hakmarrje politike.

Kjo padyshim do të ndikojë negativisht në raportet bilaterale midis RMV-s dhe Rusisë. Ministri Bujar Osmani që moti është deklaruar se Maqedonia e Veriut nuk do të qëndrojë neutrale, as politikisht as ushtarakisht, dhe se objektivi i shtetit janë NATO dhe BE.


Shtuar 10.06.2021 19:12