Në Muajin Kombëtar të Trashëgimisë së Emigrantëve, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka bërë një postim në Facebook.
Ambasada shkruan se, Amerika është, ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë një komb emigrantësh dhe sot po feston për arritjet e tyre.
“ “Amerika është, ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë një komb emigrantësh”! Të qenurit të ndryshëm na bën më të fortë. Gjatë Muajit Kombëtar të Trashëgimisë së Emigrantëve, ne festojmë historinë dhe arritjet e komuniteteve të emigrantëve në mbarë Shtetet e Bashkuara. Lexoni deklaratën e plotë të Presidentit Joe Biden: https://go.usa.gov/x6gUC”, thuhet në postim./albeu.com