Aksidenti tragjik me 8 viktima në Këlcyrë/ Eksperti: Kanë shitur veshkën për të ardhur në Korçë si klandestinë, duhen masa urgjente

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Kreshnik Osmani, gjatë një interviste televizive, tha se aksidenti tragjik me 8 viktima në Këlcyrë, tregoi problematikën e madhe që ekziston me emigrantët e paligjshëm.

Sipas tij, këta njerëz që ikin të dëshpëruar nga zona lufte apo diktatura kanë shitur organet e tyre, për të siguruar paratë që do ua japin trafikantëve për të mbërritur në vende të BE.

“Ky fenomen është një problematikë e jashtëzakonshme që doli sot pa dashje me këtë aksident tragjik. Problemi i madh është, përveç dhimbjes së madhe, po të shkojmë sot të shohim dramën e Lindjes së mesme, po të shkojnë sot t’i kontrollojnë ata emigrantët e shkretë janë me një veshkë se një e kanë shitur për të ardhur këtu.

Janë njerëz që arratisen nga bombardimet, nga diktaturat, ata janë të gjithë me më pak organe në trup dhe kjo e bën problematikën më të madhe se kemi të bëjmë me grupe trafikimi.

Problemi më i madh është se ky është një hall i madh që do vijë duke u rritur, duke parë situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, veçanërisht tani kur pritet të zmadhohet përplasja Izrael-Hamas, bombardimet në Damsak nga Izraeli, Irani do hakmerret.

Zgjerimi i konfliktit duhet të bëjë që të merren masa urgjente se nuk vijnë vetëm hallexhinj, por edhe kontigjente që mund të na destabilizojnë gjeopolitikisht”, tha Osmani.

 


en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetlunabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetPadişahbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom