Nga 1 prilli në fuqi ligji i basteve sportive, kushtet që duhet të plotësojnë kompanitë për licencën

Duke nisur nga 1 Prill, ka hyrë në fuqi ligji i basteve sportive online. Të gjithë subjektet e interesuara, do të duhet të plotësojnë kriteret ligjore që të aplikojnë për të marrë licencë.

Siç e përcakton edhe ligji, në total do të jepen 10 licenca me afat 10-vjeçar, ku me secilën prej tyre mund të hapen një mijë njësi bastesh.

Në garë për licencën do të marrin pjesë vetëm ato kompani që kanë ushtruar aktivitet, në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.

Kujtojmë se ky ligj shkaktoi përplasje mes palëve, maxhorancë-opozitë, ku kjo e fundit kundërshtoi rikthimin e tyre.


Shtuar 2.04.2024 09:44