U shpall “non grata”, Berisha kujton takimin me ish-presidentin Bush 14 vite më parë (VIDEO)

Ish-kryeministri, Sali Berisha ditën e sotme ka risjellë në vëmendje takimin me ish presidentin amerikan George W Bush në Tiranë.

Në një postim në Facebook, teksa ka publikuar një video të takimit të zhvilluar 14 vite më parë, në 10 qershorin e vitit 2007, Berisha shkruan se ajo ditë është historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkaura të Amerikës.

“Një ditë historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Vizita e Presidentit George W Bush ne Shqiperi. sb”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall nga Departamenti Amerikan i Shtetit disa javë më parë ‘non grata’ duke iu ndaluar hyrja atij dhe familjes së tij në SHBA.


Shtuar 10.06.2021 13:16