Tragjike: Nëna mban kokëposhtë vajzën 3 vjeçare për ta ndëshkuar, vogëlushja bie dhe vdes (VIDEO)

E dehur, dhe e bezdisur nga të qarat e saj, 23 vjecarja ruse Anna Ruzankina vendosi t`i jepte një ndëshkim të fortë vajzës së saj vetëm 3 vjece, Anastasia. Ajo e vari nga ballkoni për ta frikësuar, por fëmija aksidentalisht i rrëshqiti. Një kalimtar regjistroi britmat e fëmijës së tmerruar që thërriste: “Mami, kam frikë!”, shkruan Dayli Mail.

E ëma po e mbante nga bluzja, por ajo u gris dhe vogëlushja u rrëzua duke vdekur në vend. Kamerat e sigurisë e tregonin nënën që zbriti me ashensor dhe pasi e mori vajzën, nisi ta shkundte e dëshpëruar me shpresën se kështu do të zgjohej. Për ti shpëtuar përgjegjesisë, 23 vjecarja doli me pretendimin se fëmija ishte ngjitur vetë në parmakun e ballkonit. Megjithate policia nuk e besoi variantin e saj. E reja tashmë është arrestuar dhe akuzohet për vrasje. Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon deri në 21 vjet heqje lirie.

Shtuar 10.06.2021 01:06