Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore, si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, e vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente.
Vlen për t’u theksuar se temperaturat në vlerat e mesditës, pritet të kapin vlera deri në 30 gradë celcius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 gradë më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë.
Sot pritet afrimi gradual nga Evropa perëndimore e një qëndre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut, do të transportojë mbi Evropë kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë).
Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.