Aksidentoi për vdekje të moshuarin në aksin Lushnje-Fier, arrestohet 55-vjeçari

Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë ndodhi në aksin Lushnjë-Fier në kryqëzimin e Savrës.

Hasan Selimi 85 vjeç humbi jetën pasi një automjet tip ‘Ford’ e përplasi për vdekje teksa i moshuari po ecte në autostradë me karrocë dore.

Policia shoqëroi mbrëmë drejtuesin e mjetit, A.F., 55 vjeç në Komisariat, ndërsa sot njofton se Specialistët e Rrugores e kanë arrestuar në flagrancë.


Shtuar 30.03.2024 13:47