Një 30-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e sotme nga “Shqiponjat” pasi plagosi me thikë një 35-vjeçar.
Dyshohet se 30-vjeçari i identifikuar me inicialet A.B. plagosi me 35-vjeçarin e identifikuar me inicialet E.A. në vendin e quajtur “Landfilli” në fshatin Sherishtë, pas një debati për motive të dobëta.
Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.
Rreth orës 17:00, në fshatin Sherishtë, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Landfilli”, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. A., 35 vjeç”,-njofton policia.
Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.