Ismet Munishi ka dhënë vlerësime maksimale për prurjen e re të Shqipërisë, Arbër Hoxhën.
Pavarësisht minutave të pakëta që ky lojtar mori në dy miqësoret e marsit dhe impaktit të vogël që ka pasur gjatë atyre dy ndeshjeve, për Munishin, bëhet fjalë për lojtarin më të mirë të krahut që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
“Arbër Hoxhën e kam pasur lojtarë, së bashku me Mitajn në atë krahë, janë të frikshëm në lojën një kundër një. Edhe Hoxha është super lojtar, në të ardhmen e shoh një bashkëpunim fantastik mes tyre. Do ta shihni në të ardhmen, Hoxha është një lojtar brilant dhe Shqipëria ka bërë super goditje me të.
Arbër Hoxha është lojtari i krahut më i mirë që ka pasur ndonjëherë Kombëtarja në lojën një kundër një. Ka teknikë të jashtëzakonshme, i përdor të dyja këmbët, ka shpejtësi, është i fuqishëm, nuk ka asnjë mbrojtës që t’ia fitojë duelin.
E kam parë ndeshjen e Betis, PAOK, i kam parë edhe ndeshjet në Kroaci, nuk ka lojtarë më të frikshëm në një kundër një”, tha Munishi.