Interesimi i Napolit për Ardian Ismajlin është konkret, madje transferimi i shqiptarit te kampioni në fuqi i Italisë pritet të ndodhë në verë.
Për këtë temë ka folur agjenti i mbrojtësit shqiptar Serxhio Mezi, duke konfirmuar negociatat mes palëve.
Madje sipas agjentit italian bisedimet tanimë kanë filluar dhe se për shërbimet e reprezentuesit shqiptar interesim kanë shfaqur edhe dy skuadra tjera nga Serie A si Sassuolo dhe Genoa.
“Mund të them se po punojmë prej kohësh për transferimin e Ismajlit te Napoli. Kishte edhe dy klube të tjera të interesuara për Ismajlin, ishin Genoa dhe Sassuolo, por lojtari kërkonte me ngulm të kaltrit për të bërë një hap të madh në karrierë. Kemi nisur të punojmë që nga janari dhe në orët apo ditët në vazhdim, mund të themi nëse do të ketë një tjetër takim me përfaqësuesit e Napolit”.
“Unë jam agjent, por për momentin nuk jam realisht agjent i Isamjlit. Unë jam një ndërmjetës që jam duke punuar dhe jam autorizuar të punoj për transferimin e Ardianit. Ka një marrëdhënie të rëndësishme me futbollistin dhe familjen e tij. Ne jemi duke punuar shumë dhe në orët në vijim, apo ditët në vijim, do të mund t’ju tregojmë nëse do të ketë takime të tjera”, deklaroi Mezi.
Drejtori i ri sportiv i Napolit është Meluso, i cili e kishte sjellë mbrojtësin shqiptar në Itali vite më parë te Spezia.
“Meluso e silli Ismajlin në Serie A te Spezia. Ai e njeh mirë kapacitetin e mbrojtësit. Ismajli është një futbollist shumë punëtor dhe që jep shpirtin në fushë. Është lojtari që i pëlqen të gjithë trajnerëve. Tani nuk mund të flas për shifrën e transferimit, dot ë bisedojmë në një tjetër moment”, ka thënë Mezi. /Telegrafi/