Gjatë viteve Manchester United ka pasur në radhët e tyre një sërë sulmuesish të talentuar si Wayne Rooney, Cristiano Ronaldo, Robin Van Persie, Ruud Van Nistelrooy e shumë e shumë të tjerë, që kanë zbukuruar terrenin e “Old Trafford” dhe kanë shënuar një mori golash.
Njëri nga sulmuesit më të nënvlerësuar të “Djajve të Kuq” padyshim është edhe Edinson Cavani, i cili ktheu vitet pas për Boca Juniors këtë vikend.
Pasi u largua nga Manchester United në 2022, Cavani paketoi valixhet dhe mori rrugë drejt Argjentinës atje ku po luan për Boca Juniors.
Edhe pse në moshën 37-vjeçare ai është një startues i rregullt në ekipin argjentinas dhe madje paraqitja e tij e fundit ndaj Central Nortes ishte një ndër më të mirat e uruguaianit.
Me vetëm 63 minuta të luajtura, Cavani shënoi dy gola dhe mori çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’ sipas FOTMOB.
Njëri prej dy golave që shënoi ishte një për t’u mbajtur mend, pasi uruguaiani me gërshërë arriti që ta çojë topin në rrjetë, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit. /Telegrafi/
El Matador still doing the business in Argentina. 🏹 pic.twitter.com/YrTbtuX3qb
— Henry. (@UtdHenry) March 24, 2024