“Po pate edhe 2 gramë tru”, aktivistja rendit 5 arsyet pse Alketa dështoi në Sanremo

Aktivistja e njohur Brizida Gjikondi me një postim në rrjetin social Facebook ka dhënë një sqarim në lidhje me performancën e Alketës dhe pse ajo nuk shkëlqeu aq sa deklaruan të gjithë.

SQARIM

Për të gjithë ata defiçentë që i japin gojës dhe kujtojnë se kritika ndaj prezantueses shqiptare dje ne Sanremo bëhet se jemi ziliqarë dhe xhelozë… kam vetëm 5 fjalë.

1. nuk më duhet hiç mekanizmi që ajo ka përdorur për të shkuar atje, por dështimi i saj mbrëmë vërtetoi që ish një mekanizem jo i duhur.

2. ajo ishte shoqëruese jo drejtuese e natës së 3’të në një shtet që nuk ishte Shqipëria, por ajo nuk kuptoi, nuk diti, nuk mundi, nuk deshi të njihte rolin dhe hapësiren e saj… sa shkeli skenën, jo vetëm që fliste me 100 në orë përpara një publiku të qetë dhe elitar (jo para deficenteve) por pasi ju drejtua me ti drejtuesit të Sanremos.. pastaj Ronaldos që ish në sallë .. su mjaftua me kaq.. por dogji me pabesi skenarin duke lajmëruar ardhjen e Beninjit (çka ish eskluzivitet i prezantuesit zyrtar Amadeusit) dhe duke broçkollitur që ajo kish studiuar pjesën kur Beninji mori çmimin Oskar para 21 vjetesh.. se si ai eci mbi kokat e spektatorëve të Oskarit dhe ajo donte ta bënte të njëjtën gjë.. por drejtuesi i orkestres mos shqetesohej se ajo nuk do e bënte… ?!

Pastaj tha që ajo ishte e para femër që prezantonte një Festival në Shqipëri.. pastaj i tha Amadeusit që ti do femrat.. dhe ai i tha.. jo dua gjithë njerëzit.. (në rrjeshtin e parë kish të ulur gruan dhe djalin i ziu).. dhe kuptohet që ky shokim dhe nxjerrje nga shtrati fisnik i Sanremos.. bëri që prezantuesja shqiptare të dërgohej në prapaskenë (në oborr) për gati gjithë natën e tretë… dhe kohën e saj në pjesën më të madhe e zëvëndesoi dhe drejtoi gruaja e Ronaldos me qetësi dhe zonjllëk ose Amadeus tek pulle i vetëm.

3. këta defiçentet që akuzojnë për zili dhe xhelozi.. ose funksionojnë si prezantuesja në fjalë.. dhe dihet siç thotë populli.. (ngjajnë pa bëhen) ose e bëjnë thjesht për klishe për tu faktorizuar duke qënë kundër… se po pate edhe vetëm 2 grame tru.. atë turp të djeshëm që bie mbi cdo femër shqiptare, nuk e gëlltit.. dhe aq më pak ta trumpetosh si arritje..

4. Monologu pastaj… ishte nje thagmë me vete… për vec qurreve dhe loteve gjithë inferioritet… bjondeve që i persekutonte diktatura,.. pati dhe kundërshti pa kuptim llogjik.. se gjoja për Balionin dhe Celentanon hyje ne burg por ndërkohë asaj edhe pse vetëm 5 vjec (aq ishte kur ra sistemi) i mësuan këngën e Bobi Solos… (të cilën dhe atë nisi ta këndonte..por nga që stonoi e la rruges…)

Fjalët e monologut në fakt ishin shumë të lodhura.. fiks stili i naltmadhnisë që merret me 30 vjet te shkuara të Diktaturës.. dhe nuk shpalos asnjëherë problemet e sotme që ka shoqëria shqiptare dhe sidomos femra shqiptare…

5. dhe e fundit.. prezantuesja në thelb.. është rob i mirë.. dhe këtë se them me ironi, ajo ka nevojë të rritet, dhe jo me moshë biologjike… atë duhet ta lënë të rritet, brumin e ka… i kanë vrarë qetësine… i kanë vrarë emocionet… zëri i saj i njëtrajtshem…. e vërteton…e kanë shkëputur nga realiteti.. qëllimi dhe objektivi i saj nuk duhet te jete më, të tërbojë “armiqtë” që ka në Shqipëri pasi kjo i ka ndryshuar dhe shëmtuar rrugën dhe mardhënien me profesionalizmin….

Ajo duhet ti fus një të qarë me të madhe.. të çlirohet.. të gjej veten, të kthehet tek vetja… dhe të lexojë…. të lexojë.. të lexojë.. dhe jo shqip… shqipja i jep ankth.. dhe lehtësi kapërcimi faqesh…le të fillojë të lexojë pakëz libra italisht.. do e bëjnë të vras mëndjen.. të fitoj kohë dhe të pasurojë fjalorin.. që monologjet me bjonde mos tja shkruaj më naltmadhnia…

..dhe e fundit fare.. i raftë një glasë asaj apo atij që i dhuroi një çantë super të shtrenjtë prezantueses meqë po shkonte në Sanremo….. asaj i duhet urgjent një libër….. Djemtë e Rruges Pal.. për shembull… italisht kuptohet..

Nuk mund të mburresh kur turpërohesh, unë kam tjetër njësi matëse, ndryshe nga defiçentet që bëjnë si lajkatarë, ca me pagesë ca me deficencë….

Shqiperia po kthehet në piedestal të mediokreve dhe antivlerave.. dhe për mua kjo është drama më e madhe…

Shqipëria ka femra pa hesap që njohin Danten, Trilusën, Pazolinin… Falaçin.. Da Vinçin.. Rafaelon.. Verdin, Puçinin… por jo.. ato punojnë në call center.. dhe shqyhen në dysh që të mbijetojnë…

Ju doni ta mburrni..mburreni..se aq vleni..
UNE JO !

Kaq kisha…

p.s
në fillim mendova ta bëja anailzë për ta botuar… pastaj e lashë… zilia dhe xhelozia më penguan… hahahaha…


Shtuar 8.02.2020 07:58