“Jemi rritur me veprën e tij”/ Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Jorgo Papingjit

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka propozuar për deputetët e Kuvendit të mbajnë një minutë heshtje në nderim të mjeshtrit Jorgo Papingji, i cili u nda sot nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Kodheli i kërkoi kolegëve që jashtë rregullores ta nderojnë figurën e poetit të mijëra këngëve shqiptare duke u shçrehur se shumë gjenerata janë rritur me veprën e Jorgo Papingjit.

“Dy orë më parë ka ndërruar jetë mjeshtri i madh Jorgo Papingji. Janë disa gjenerata këtu që janë rritur me veprën e tij. Ndaj e shikoj të rëndësishme që ne të mbajmë një minutë heshtje. Më lejoni që tua propozoj këtë gjë. Në nderim të veprës së tij të mbajmë një minutë heshtje”, tha Mimi Kodheli.


Shtuar 21.03.2024 20:03