Policia e Tiranës, ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi akuzohet se trafikonte kanabis nga SHBA përmes shërbimit postar.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se; pas hekurave ra shtetasi me inicialet I. S., banues në Tiranë, ndërsa në kërkim u shpall shtetasi me inicialet F. L., 21-vjeç.
Sakaq, këta shtetas kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.
Në cilësi e provës materiale, u sekuestruan 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC.
Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni policor i koduar “Atlanta”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike cannabis sativa, nga ShBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Atlanta”.
Si rezultat u godit një rast i trafikimit të lëndëve narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit F. L., 21 vjeç. Këta shtetas kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar. Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.