Real Madridi mori tri pikë të arta pasditen e djeshme në udhëtim ndaj Osasunës me rezultat 4-2, duke bërë një hap gjigant drejt titullit kampion.
Por, përveç kësaj, kishte diçka që tërhoqi vëmendjen e Florentino Pérez dhe José Ángel Sánchez dhe është një lojtar i Osasunës që tashmë është futur në rendin e ditës si një nënshkrim i mundshëm për sezonin e ardhshëm.
Po flasim për një lojtar i cili aktivizohet në qendër të mbrojtjes, pozitë të cilën Real Madridi po synon ta përforcojë gjatë verës.
Bëhet fjalë për spanjollin Jorge Herrando i cili është vetëm 23-vjeçar, dhe la mbresa të mira në ndeshjen e djeshme.
Drejtuesit e Real Madridit mendojnë se ai ka njëfarë ngjashmërie me Rafa Marín dhe se ai mund të përshtatet në mënyrë të përkryer nën urdhrat e Ancelottit.
Kontrata e lojtarit përfundon në verën e vitit 2027 dhe mësohet se ai mund të largohet nga Osasuna për rreth 5 milionë euro.
Këto lajme vijnë duke marrë parasysh largimin e mundshëm të Nachos dhe David Alabas. Kujtojmë se Nachos i skadon kontrata në fund të sezonit, ndërsa Alaba ka qenë i lidhur me një kalim në Arabi.
Great defending from 23 year old academy centre back Jorge Herrando to stop Samu Omorodion. 🧱🇪🇸pic.twitter.com/RzcIfwvwXz
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) March 4, 2024