Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me projektin e dhëndrit të Donald Trump, në ishullin e Sazanit.
Salianji ka publikuar një video, ku pyet ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin, nëse ka kërkesa për projekte investimi në ishullin e Sazanit.
Ky i fundit është përgjigjur se ishulli i Sazanit nuk mund të privatizohet, duke i hapur rrugën ndërtimit të projekteve turistike.
Ndërsa ditën e sotme, Edi Rama tha se ishulli i Sazanit nuk është zonë e mbrojtur, por pohoi se do të ketë investim nga dhëndri i Donald Trump.
Postimi i plotë:
“Me zë dhe figurë; cfarë thoshin dje dhe cfarë bëjnë sot!
Rama tha sot se Sazani nuk është zone e mbrojtur! Ndryshe, ështê shprehur
Peleshi dje: Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet!
Thuajse dy vite me pare kam shprehur shqetesimin publik per ishullin e Sazanit, dhe ministri i Ramës mohoi kategorikisht kur tha se baza e Sazanit nuk mund te privatizohet!
A po dorëzohet ky aset kombetar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit”?