Eva Alikaj skeptike për filmin e Ermal Mamaqit: Dikur ka qenë i famshëm por…

Aktorja e famshme e kinematografisë Shqiptare, Eva Alikaj gjatë një interviste me moderatorin Ermal Qori në programin N’Kinema ka folur për Ermal Mamaqin.

Ajo është ftuar që të ndjekë në kinema filmin e fundit të prodhuar nga Mamaqi “Dy Gishtë Mjaltë”, ndërsa reagimi i saj ka qenë i papritur.

“Ky ka qenë shumë i famshëm, domethënë ka pasur shumë sukses, njëshi, por dyshi nuk e di… e shohim pse jo”, është përgjigjur aktorja.

Kujtojmë që Eva Alikaj ka patur një përplasje virtuale më herët me Ermal Mamaqin, pikërisht duke e akuzuar që ky i fundit nuk e kishte pranuar në film dhe ishte treguar shumë arrogant në bisedën telefonike me të.

Në përfundim të filmit, pyetjes së gazetarit se nëse i pëlqeu filmi, Eva duke mos dashur te tregohet e pasjelleshme, u shpreh shkurt: “E rëndësishme është që është film shqiptar.”

 


Shtuar 16.03.2024 10:33