Eros Grezda po kalon momentet e tij të fundit në radhët e Glasgow Rangers.
Pas problemeve që ka pasur me trajnerin Steven Gerard që sollën edhe degëdisjen e tij nga skuadra e parë tek ajo e të rinjve, futbollisti shqiptar do të largohet nga gjigandët skocezë.
Drejtuesit e Rangers po mendojnë ta huazojnë te një tjetër skuadër në mënyrë që edhe Grezda të fitojë formën e tij më të mirë.
Lajmi raportohet nga mediat skoceze edhe pse emrat e klubeve të interesuara për shërbimet e Grezdës nuk bëhen ende të ditura. /ss/