Kush e vrau Pëllumb Metën? Eksperimenti befason hetuesit, tre fëmijët dhe gruaja dinë të qëllojnë me armë

Një eksperiment hetimor ka befasuar hetuesit për ngjarjen e rëndë në Shënavlash të Durrësit, ku Pëllumb Meta u vra nga fëmijët e tij.

Hyseni, Hygerta, Amarildo dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë. Ky fakt është bërë i ditur falë një eksperimenti hetimor që është kryer nga prokuroria në një poligon në Durrës.

Rezulton se të 4 dinë të përdorin armë teksa prokurorisë i bie një opsion për sa i takon pistave për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes, duke shtuar nga ana tjetër rrethana të reja për hetimin.

Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjecarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta.

Fillimisht ishte studentja e cila pranoi se kishte vrarë babanë, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.

Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles./albeu.com


Shtuar 11.03.2024 10:09