Vanessa Hudgens zbulon shtatzëninë e saj në tapetin e kuq të Oscars

Vanessa Hudgens zbuloi lajmin e madh se është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Cole Tucker në natën e Oskarit.

Aktorja 35-vjeçare, e cila u martua me lojtarin profesionist të bejsbollit disa muaj më parë, ka pozuar në tapetin e kuq me një fustan të zi të ngushtë që i tregonte barkun e fryrë.

Në dhjetor 2023, Hudgens dhe Tucker u martuan në Meksikë. Në maj të vitit 2021, aktorja konfirmoi lidhjen e saj me atletin, pas thashethemeve që qarkulluan.

Hudgens mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve si spikere e ABC dhe intervistoi aktorët që kaluan në tapetin e kuq. /albeu.com


Shtuar 11.03.2024 10:03