Tragjedi në ujërat e Tunizisë, përmbyset varka me emigrantë, 5 të vdekur

Pesë emigrantë u mbytën në përpjekje për të arritur në Evropë me varkë, njoftoi të shtunën Garda Kombëtare Tuniziane.

Viktimat u gjetën në brigjet e Zarzis, në Tunizinë juglindore, ku autoritetet shpëtuan 24 persona.

Sipas informacioneve të Gardës Kombëtare, varka  në të cilën ndodheshin emigrantët e paligjshëm lundruan nga brigjet e një “vendi fqinj”, që zakonisht i referohet Libisë.

Tunizia është, së bashku me Libinë, një pikë kyçe nisjeje për mijëra emigrantë që ikin nga varfëria dhe konflikti në pjesë të tjera të Afrikës dhe Lindjes së Mesme me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë.

Sipas Organizatës Botërore për Migracionin, më shumë se 2,270 njerëz vdiqën në vitin 2023 në Mesdheun qendror duke u përpjekur të arrinin në Evropë në mënyrë të parregullt, që është 60% më shumë se një vit më parë.


Shtuar 10.03.2024 12:45