Bardhi lë shtëpinë e Big Brother pas lajmit për sëmundjen e nënës

Reperi Bardhi është larguar me vetdëshirë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3, pas një lajmi që i erdhi mga familja.

Vëllai i Bardhit, Petriti, u fut në shtëpinë e BBVA për t’i kumtuar atij lajmin se nëna e tij është shumë sëmurë nga tensioni, dhe gjendet e shtrirë në spital.

Reperi me origjinë nga Kumanova nuk hezitoi të mendonte dy herë për të lënë shtëpinë.

Edhe më të arritur në studio, ai nuk ishte në gjendje të bisedonte gjatë, duke shfrytëzuar kohën që të largohet sa më shpejt dhe të kontaktojë me nënë e tij.


Shtuar 10.03.2024 00:54