Eksperti i OKB-së ka akuzuar Izraelin për shkatërrimin e sistemit ushqimor të Gazës si pjesë e një “fushate urie” kundër popullit palestinez.
Gjatë fjalës së tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, raportuesi special për të drejtën e ushqimit, Michael Fakhri, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me imazhet e urisë në Gazë dhe ka akuzuar se nuk po ndërmerren hapa të mjaftueshëm për të adresuar këtë situatë.
“Imazhet e urisë në Gaza janë të tmerrshme dhe ju nuk po bëni asgjë.
Izraeli ka ngritur një fushatë urie kundër popullit palestinez në Gaza,” tha eksperti. Një palestinez që jeton në Gaza pohoi në fillim të kësaj jave se u qëlluan mbi njerëzit që u përpoqën të peshkonin.
Zyrtarët e ndihmës kanë paralajmëruar për urinë e afërt, ndërsa spitalet në pjesën veriore të izoluar të territorit thonë se fëmijët kanë filluar të vdesin nga kequshqyerja.
Yeela Cytrin, një këshilltare ligjore në misionin izraelit në OKB, i quajti akuzat e zotit Fakhri një “gënjeshtër të hapur”.
“Izraeli kundërshton plotësisht akuzat se po përdor urinë si një mjet lufte,” i tha ajo këshillit dhe më pas u largua në shenjë proteste.
Më herët këtë mbrëmje, Sir Mark Loëcock, ish-kreu i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, tha për Sky News se më shumë se 30,000 njerëz ka të ngjarë të vdesin nga uria dhe problemi më i madh ishte niveli i aksesit të ndihmave të lejuara nga Izraeli.