Këtë të enjte, pas raportimit të konfliktit, për herë të parë Elia Zaharia, shfaqet në dyert e gjykatës.
Në Gjykatën Civile të Tiranës, u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.
Të lidhura
Sipas informacioneve, për dy të parët është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij, me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia, urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.
Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri, fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias por të dados.
Ndërsa Leka Zogu ll, nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll, ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.






