Tirana po kalon sezonin më të vështirë të viteve të fundit. Bardheblutë e nisën si pretendentë kryesor për të rrëzuar Partizanin nga froni, por aktualisht po rrezikojnë edhe prezencën në Final Four.
Javën e shkuar dolën edhe nga 4-shja, të cilën e rigjetën sërish këtë fundjavë me një barazim zhgënjyes ndaj Laçit me 10 lojtarë.
Me kampionatin që po i afrohet fundit, bardheblutë duhet t’i thërrasin mendjes dhe të shpëtojnë sezonin.
Për ta bërë këtë do t’ju duhet të kalojnë nëpërmjet një kalendari të frikshëm duke nisur që nga kjo fundjave.
Udhëtojnë në Shkodër për Klasiken e Shqipërisë ndaj Vllaznisë më në formë se kurrë më parë.
Menjëherë pas kësaj, presin Teutën në shtëpi në ndeshjen e kthimit të Kupës e më pas sfidojnë Egnatian kryesuese.
Derbi me Dinamon si një përballje direkte për Final Four dhe sfida delikate me ‘macen e zezë’, Teutën në kampionat. Më pas bardheblutë do të përballen me një tjetër kundërshtarë direkt si Skënderbeu.
E rradhës do të jetë një tjetër ‘mace e zezë’ si Erzeni e më pas gjejnë një Kukës që është lufton për jetë a vdekje.
7 sfida si 7 dyert e ferrit për Tiranën për të mbërritur më pas te finalja e madhe, derbi me Partizanin që kësaj rradhe i sheh bardheblutë si pritës.
Në këto sfida do të luhet edhe sezoni i Tiranës. /newsport.al/