“Arben Lleshi nuk është i afërmi ynë”. Ky ka qenë pretendimi që është ngritur sëfundmi nga familjarët e viktimës, i cili u vra pak kohë më parë nga Sokol Mjacaj, në burgun e Peqinit.
Duke marrë në konsideratë këto pretendime, raportohet se Prokuroria ka vendosur të bëjë krahasim ADN me motrën e tij.
Pas krahasimit te ADN do të jepet leja bashkisë për të kryer varrimin.
Familja e Lleshit deri më tani ka refuzon të kryeje ceremoninë e varrimit, nga frika e hakmarrjes ndërsa së fundmi kanë ngritur pretendimet se nuk është i afërmi i tyre.
Do të jetë ADN-ja ajo që do të shuaj dyshimet e hetuesve.
Arben Lleshi, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të pajetë të Agim Hoxhës, në 2012 në Britaninë e Madhe dhe nuk kishte kontakte me familjarët sepse asnjë nuk kishte shkuar për ta takuar.
Lleshi u vra brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin nga Sokol Mjacaj.
Mjacaj po ashtu, ishte i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë gjatë një tentativë grabitje në 2015.
Dyshohet se shkak i vrasjes së Arben Lleshit të jetë gjakmarrja, por që deri më tani policia nuk nuk ka mundur të identifikojë porositësit e kësaj vrasjeje.
Dyshimet për gjakmarrje, është pista kryesore pasi familja Leshi prej 12 vitesh është në hasmëri.
Familja Lleshi, deri më tani ka humbur 5 pjesëtarë dhe sërish i frikësohen një hakmarrje tjetër.