Shkëlqen! Shihni si duket Alketa Vejsiu në Sanremo (VIDEO)

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu në këto momente po shkëlqen në skenën e madhe të “Sanremos”.

E shkathët si gjithmonë dhe shumë sharmante, Alketa i ka befasuar të gjithë me fustanin e zgjedhur dhe me pamjen e saj e cila padyshim që është për t’u lavdëruar.

Shihni videon e bashkëngjitur lajmit ku shihet Alketa Vejsiu në sekondat e para të prezantimit të “Sanremos”.

Prezantuesja nuk la pa përmendur edhe shqiptarët, ndërsa tha: “Shqipëria është vendi i dytë që e ndjek më shumë këtë spektakël dhe desha t’i them të gjithë shqiptarëve që i dua shumë”.

“Më vjen t’i puth të gjithë, Itali të dua. Amadeus ke bërë për ne gratë një gjë që askush nuk e kishte bërë më parë. Gratë kanë fituar në këtë festival, faleminderit për mundësinë Amadeus. Italia është unike në botë, një popull unik.

Ne kemi krijuar këtë traditën e muzikës në Shqipëri duke ndjekur modelin tuaj, por jemi 12 vite më të rinj, pasi 12 vite pas jush kemi krijuar Festivalin e Këngës. Për vite është prezantuar nga meshkuj dhe pas 50 vitesh histori iu dha mundësia një femre dhe ajo femër jam unë.

Shqipëria është vendi i dytë në që e ndjek këtë spektakël shumë dhe desha t’i them të gjithë shqiptarëve që i dua shumë. Kjo është pika më e lartë e karrierës sime, faleminderit Itali!”, u shpreh Alketa Vejsiu.


Shtuar 6.02.2020 21:45