“Lulzim Berishës i është liruar pasuria me garanci të ish-deputetit të PS”

14 persona të dënuar për krime të rënda, por edhe në hetim kanë kaluar në “sitën” e OFL-së në vetëm 4 ditët e para të punës në terren.

7 prej tyre u është sekuestruar pasuria vlera e të cilëve përllogaritet në disa milionë euro ndërsa 7 të tjerëve u është dorëzuar për plotësim vetëm formular me shkrim i auto-deklarimit.

Por gazetarja Klodiana Lala tha se kjo që po ndodh me OFL “fyese për mendjen e çdo shqiptari në këtë vend”. Ajo tregoi edhe rastin e Lulzim Berishës.

Klodiana Lala: Këtyre personazheve nuk mund tu merret më asnjë qindarkë. Kanë një histori të mbyllur me drejtësinë. Marrim rastin e Lulzim Berishës, është dënuar me burgim të përjetshëm, u çel një hetim për gjyqtarët që e liruan dhe nuk e di çfarë ndodhi. 7 vendime gjykatash ka për pasurinë e tij dhe Lulzim Berishës i është liruar pasuria me garanci të ish-deputeti të PS. Në atë kohë rezultoi që pjesë më e madhe e pasurisë së tij, rezultoi që i përkiste një ish-deputeti të PS. Është fyese për mendjen e çdo shqiptari në këtë vend. Shkon Lulzim Berisha dhe deklaron… E di cili është qëndrimi i ligjzvënesit, duhet të hetojë me SPAK me BKH që të gjejë ato pasuri.


Shtuar 6.02.2020 21:40