Padi në SPAK ndaj ARRSH, Bashkisë Kolonjë dhe kompanisë ndërtuese për shembjen e segmentit rrugor në Ersekë

Avokati korçar Esmerald Xhafa, pas shembjes së segmentit rrugor në aksin Korçë-Ersekë ka ngritur sot një kallëzim penal në SPAK për ARRSH, Bashkinë e Kolonjës dhe Kompaninë që po kryen investimin për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se përveç projektit, Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmike ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin i cili është bërë ndryshe nga projekti.

Aktualisht, pas shembjes që pësoi në lotin e dytë, qytetarët nuk mund ta përdorin aksin. Ajo është e pakalueshme për shkak të çarjes së thellë të rrugës dhe rrëshqitjeve masive.


Shtuar 18.02.2024 20:22