Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në ambientet e piramidës, pas takimit me Presidentin Bajram Begaj.
Në ambientet e piramidës, Sekretari Blinken, do të ketë një bashkëbisedim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor, në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA.
Në të njëjtat ambiente, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, pritet të zhvillojë një takim edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.